Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme Ndihmës Drejtoren e Përgjithshme dhe kryesuesen e Divizionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ambasadoren Andrea Studer.
Në fillim të bisedës, u potencua mesazhi për bashkëpunimin e fuqishëm me ambasadën e Zvicrës.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u vlerësua lartësisht dhe mbështetja e partnerëve dhe donatorëve zviceran, në zbatimin dhe implementimin e projekteve të rëndësishme për vendin.
Bislimi foli rreth një prej shtyllave të mandatit të tij, ajo e zhvillimit ekonomik, ku theksoi se performanca pozitive ekonomike e Kosovës, po vlerësohet dhe nga raportet e Bankës Botërore, FMN-së e së fundmi dhe nga BERZH. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme, duke synuar poashtu dhe shpërndarje të barabartë për qytetarët përmes dhe politikave sociale.
Ndërkohë, znj. Studer u shpreh e impresionuar nga potenciali i Kosovës, veçanërisht në aftësitë sipërmarrëse të të rinjve. Ajo tregoi dhe për vizitën treditore që po e zhvillon në Kosovë, të cilën e cilësoi produktive e të frytshme.
Në këtë takim, znj. Studer shoqërohej nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly. /Arbresh.info/


Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...