Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, tha se ka pajtim për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur.
“Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës së komisionit të përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesat dhe si duket i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, tha ai.
Sipas tij, ka premtime nga ana e Serbisë se nuk do të ketë tendenca për pengimin e punës së këtij komisioni përmes makinerive që ata dinë t’i zbatojnë.
Bislimi tha se Lajçak ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe po ashtu ka treguar që BE është e gatshme të ndihmojë në hetimin e plotë të këtij rasti.
Ai tha se në takimin bilateral janë trajtuar edhe tema të ndryshme si ajo e IBM./RTK
LEXO EDHE:
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefo...
Kallas javën tjetër në Kosovë, Osmani e takon në Tiranë: Kos...
Deputetët kthehen nesër për të 17-tën herë në tentativë për ...
Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA, pakti që lidhi me SHBA-në?
Rohde për dështimin e Albulena Haxhiut: Edhe në një lojë fut...
Rama mbyll seancën e parë të KPE: Shtëpia e shqiptarit është...