Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.
Bislimi e njoftoi ambasadorin Szunyog për hapat që po ndërmerren rreth skanimit të gjendjes aktuale dhe formimit të strukturave implementuese të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, transmeton arbresh.info
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi i dorëzoi ambasadorit Szunyog përmbledhjen e parë për Raportin e Kosovës 2021, duke shfaqur optimizëm se raportet e ardhshme do të kenë një përmbajtje akoma më cilësore.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria nuk ka qenë asnjëherë më kompakte dhe e drejtuar drejt një qëllimi të përbashkët, dhe siç u shpreh ai, besojmë që kjo do të reflektohet në fushën e integrimeve evropiane./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...