Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Qeverisë Kurti, duke theksuar se ai ishte i vetmi nga opozita që e votoi atë me shpresën për një qeverisje të pastër, pa korrupsion dhe nepotizëm.
Pacolli theksoi se priste që Kurti do të përmbushte premtimet për zhvillimin ekonomik dhe për një menaxhim të drejtë, pa diferencime mes mbështetësve dhe jombështetësve.
“Kam qenë i vetmi nga opozita që e kam votuar qeverinë Kurti 1, me shpresën se ata do të qeverisnin me duar të pastra, pa korrupsion, pa nepotizëm, pa ndikime për punësime (familjare dhe partiake) dhe se Kurti do t’i përmbushte premtimet e vendi do të zhvillohej ekonomikisht dhe nuk do të kishte diferencime për mbështetësit apo jombështetësit e partisë në pushtet”, tha Pacolli për GazetaBlic.
“Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka përmbushur asnjë nga pritshmëritë,” shtoi ai.
Ai akuzoi qeverinë se është thelluar në skandale korruptive dhe ideologjike, duke theksuar se një praktikë tipike komuniste është kur politika e dirigjon menaxhimin e ndërmarrjeve ekonomike, veçanërisht atyre publike, ku menaxhimi duhet të qëndrojë i pandikuar.
“Fatkeqësisht, nuk doli ashtu dhe kjo qeveri, përveç që nuk ka përmbushur asgjë nga pritjet, është thelluar edhe në skandale korruptive dhe ideologjike. Një tipar tipik komunist është fakti që qeveria (politika nga lart) dirigjon menaxhimin e ndërmarrjeve ekonomike, veçanërisht atyre publike, ku menaxhimi duhet të qëndrojë i pandikuar”, tha Pacolli.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit