Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka njoftuar opinonin e gjerë se Muaji i Shenjtë i Ramazanit fillon më 24 prill 2020.
BIK përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook uruar të gjithë besimatarët myslimanë në Kosovë, daisporë duke i’u dëshiruar agjërim të lehtë e solidaritet me nevojtarët.
Postimi i plotë:
Agjërimi i Ramazanit fillon më 24 prill 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e premte më 24 prill 2020.
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës