Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Gjykata është plotësisht e angazhuar në ekzekutimin e mandatit të saj dhe do ta vazhdojë punën pa marrë parasysh zhvillimet e jashtme.
Sipas saj, Dhomat e Specializuara tashmë janë tërësisht funksionale, porse Prokuroria Speciale duhet t’i ngrejë aktakuzat
Dhomat e Specializuara janë plotësisht të fokusuara në ekzekutimin e mandatit të tyre dhe do ta vazhdojnë punën pa marrë parasysh zhvillimet e jashtme. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, duke mos i komentuar akuzat e fundit të presidentit Hashim Thaçi ndaj kësaj Gjykate.
Ajo ka konfirmuar për gazetën se Dhomat e Specializuara tashmë janë tërësisht funksionale, por Prokuroria Speciale duhet t’i ngrejë aktakuzat.
“Që nga 5 korriku i këtij viti, kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e Procedurës dhe Provave, Dhomat e Specializuara janë tërësisht funksionale, pra Dhomat e Specializuara janë në gjendje t’i pranojnë dhe t’i procedojnë dosjet gjyqësore, siç janë ato që lidhen me akuzat e aktakuzat. Megjithatë është e detyrueshme që Prokuroria Speciale të ngrejë akuza”, ka pohuar Benes.
Zëdhënësja Benes megjithatë thotë se nuk mund të spekulohet mbi kohën se kur do të ngrihen aktakuzat e para, pasi që kjo është në dorën e Prokurorisë Speciale.
Vjedhje e rëndë në një fabrikë në Podujevë, vidhen para, arm...
Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin para, stoli dhe do...
Therje me thikë në Prizren, një person në mbajtje
Rama: Mister i gëzueshëm që çelja e fazës mbyllëse drejt BE-...
Protesta studentore në Serbi/ Vuçiq: Është e mundur të jap d...
Spektakël me 10 gola në ndeshjen e Inter Miamit: Messi nuk e...