Në një mbrëmje të jashtëzakonshme bamirësie, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” arriti të grumbullojë rreth 5 milionë euro për ndihmën e familjeve në nevojë.
Drejtori i shoqatës, Halil Kastrati, njoftoi për këtë sukses në një postim në Facebook, duke e cilësuar ngjarjen si një dëshmi të humanizmit dhe solidaritetit të shqiptarëve.
“Iftari i parë i organizuar nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në Emerald mblodhi biznese nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët u bënë pjesë e një projekti madhështor për ata që kanë më shumë nevojë. Me një solidaritet të pashoq, ata dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe humanizmi janë vlera që na bashkojnë,” shkroi Kastrati.
Një ndër kontribuuesit e mëdhenj ishte Bekim Jashari, i cili dhuroi 100 mijë euro për këtë kauzë./Arbresh.info
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...