Deputeti i cili e nis ditën me 10 kafe, Bekë Berisha, nuk e ka iden se çfarë ka ndodhur të hënë në samitin e Berlinit.
Berisha për gazetën inFokus është shprehur se nuk është i informuar për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë takimit të djeshëm.
“Nuk jam në Berlin dhe nuk e di çka është ka bëhet atje edhe veç muj me ia fut kot prej Kosovës”, ka thënë ai.
I pyetur se a e ka përcjellur këtë takim të organizuar në Berlin nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron,ku morrën pjesë udhëheqësit e Ballkanit, Berisha u shpreh se “e kam përcjell qashtu qysh e ka përcjell dyjeja “.
Deputeti gjerman Peter Beyer, në cilësinë e raportuesit për Kosovën, në prag të samitit ka përsëritur se ideja e ndryshimit të kufinjëve të Kosovës çon në luftë.
Ndërkohë, deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës është shprehur i gatshëm për t’i mbrojtur kufinjtë.
“Në Kosovë nuk do të ketë më luftë. Populli nuk e di a është i gatshëm për luftë por unë për vete jam plot kondicion”, ka thënë Berisha për Gazetën inFokus.
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran