Dimri i vërtetë duket se do të jetë gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt.
Edhe pse gjatë muajve të fundit nuk ka pasur temperatura shumë të ulëta, acari më i madh do të jetë në fundin e stinës së dimrit.
Sipas parashikimeve të motit temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë deri në minus 14 gradë celsius.
Më së ftohti do të jetë të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme, kurse nga e enjtja do të ketë ngritje të temperaturave.
Gjatë fillimit të javës temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -7 gradë, deri në -14 gradë celsius, transmeton lajmi.net. Gjithashtu priten edhe reshje të borës.

Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit