Behgjet Pacolli do të synojë edhe një mandat si president i AKR-së. Ai është propozuar si kandidat për president të partisë nga dega e Hajvalisë i mbështetur edhe nga shumë degë tjera.
Ndërsa kandidatura e tij është shqyrtuar dhe aprovuar nga Komisioni Zgjedhor i AKR-së.
“Komisioni Zgjedhor në takim të rregullt të drejtuar nga Kryetari i KZ-së Fatmir Matoshi, unanimisht ka vlerësuar se kjo kandidaturë i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe e ka aprovuar atë. Komisioni Zgjedhor i dëshiron suksese z. Behgjet Pacolli në garën për President të AKR-së”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Fatmir Matoshi, Kryetar i Komisionit Zgjedhor.
Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 11 shkurt 2017 në mesnatë. AKR do të mbajë zgjedhjet për president më 20 shkurt.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...