Ajo që po ndodh në Aleppo ka solidarizuar miliona njerëz nga e gjithë botë, e sigurisht të tillë janë edhe shqiptarët. Një ndër ta, biznesmeni Behgjet Pacolli ka kontribuar duke u ardhur në ndihmë civilëve në Aleppo me anë të fondacionit të tij.
Teksa në Aleppo janë shënuar mijëra viktima dhe ata që kanë mbetur jetojnë çdo sekondë me frikën e vdekjes, shqiptari Pacolli ka reaguar lidhur me këtë “ferr” që po përjetohet në Siri, ndërsa shton se plagët janë ende të hapura duke nënkuptuar se vetë populli shqiptar i ka përjetuar ditë të tilla dhe nuk ka si të mos solidarizohet në një situatë të ngjashme.
“Nuk po mund të qëndroj indiferent ndaj gjendjes aktuale në Siri. Pamjet e fundit nga Aleppo janë sinonim i dobësisë njerëzore, ato tregojnë se egoja e njeriut për pushtet nuk njeh limite. Pushteti po ushqehet me gjakun e njomë të fëmijëve të pafajshëm, që në gjendje normale do të ishin e ardhmja e vendit. Popullata civile në atë vend ka mbetur pa shpresë dhe pritjen e vetme që ka është momenti se kur do të vdesin.
Kjo është e pafalshme, e papërsëritshme dhe e tmerrshme! Këto ditë jam angazhuar maksimalisht që nëpërmjet fondacionit tim t’i dal në ndihmë popullatës civile në Aleppo. Është më e pakta që mund të bëj në këto rrethana të vështira.
Populli ynë që ka përjetuar historikisht tragjedi dhe ka qenë viktimë e krimeve ndaj njerëzimit i përjeton shumë rëndë ato pamje. Plagët tona janë ende të hapura”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...