Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur një takim me studentë në Prishtinë.
Hamza ka thënë se e ka prioritet tepër të lartë arsimin, arsim për të ardhmen.
“Unë, kryeministër, ju siguroj dhe ju garantoj që vajzë apo djalë, që nuk ka mundësi t’i realizojë ëndrrat e saj apo të tij për shkak të kufizimit financiar, nuk do të ketë më në Kosovë. Starti është 25 milionë Fond Shtetëror për Bursa çdo vit. Ne do t’i ndihmojmë startup-et përmes Fondit për Garantimin e Kredive, të cilit do t’ia rrisim fushëveprimtarinë dhe kapitalin, që ata ta marrin riskun, ndërsa kreditë t’i realizojnë të rejat edhe të rinjtë që kanë vizion, që kanë program me fizibilitet. Ne do t’ua garantojmë qasjen në financa”, ka thënë Hamza.
Hamza ka thënë që beson tek të rinjtë, sepse kanë vizion edhe për 40-50 vitet e ardhshme.
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...