Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka përuruar të mërkurën një palestër të re sportive në Zveçan, e cila u financua nga Bashkimi Evropian me një investim prej 2.5 milionë eurosh, duke synuar rininë, përfshirjen dhe zhvillimin e komunitetit.
Kjo paletës bashkëkohore, siç thuhet në njoftimin për media, është e projektuar për basketboll, hendboll, volejboll dhe aktivitete të tjera, duke ofruar “hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha komunitetet mund të mblidhen, të ndërtojnë miqësi dhe të zhvillojnë aftësi të punës në grup”.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i qëndrojë për krah Kosovës dhe të gjitha komuniteteve të saj, duke mbështetur reforma dhe duke investuar në projekte që sjellin përmirësime të prekshme në jetën e njerëzve dhe i ndihmojnë Kosovës të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Orav.
Në fund të njoftimit ambasadori i BE-së e uron komunën dhe komunitetin e Zveçanit për këtë sallë sportesh. “Si partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, mezi presim ta shohim këtë palestër sportive të mbushur me energji, ambicie dhe lojë të ndershme”, ka deklaruar Orav.
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...
Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e a...
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më...
Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona humbin jetë...
Bernardo Silva në “radarin” e Barcelonës
Vjosa Osmani: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, synim i ...