Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Njësitin antidrogë, ka realizuar një bastisje mbrëmjen e kaluar, gjatë së cilës janë sekuestruar rreth 3 kilogramë substanca narkotike, armë zjarri dhe mjete të tjera të dyshuara se përdoreshin për shitblerje të drogës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai gjithashtu bëri të ditur se lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
“Prokuroria e Pejës përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Njësitin antidrogë, mbrëmë kanë zhvilluar një bastisje ku janë kapur rreth 3 kilogramë drogë, armë të zjarrit, si dhe mjete të tjera që shërbejnë për shitëblerje të narkotikëve dhe para kesh. Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person”, ka thënë Nikçi./Arbresh.info
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf