Pretendenti i PDK-së për postin e Kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, para qytetarëve të kësaj komune, ka kërkuar që më 22 tetor të votojnë atë pasi ai ka premtuar se do ketë furnizim të mjaftueshëm me ujë dhe ndriçim po ashtu.
Këto premtime Bashota nga Partia Demokratike e Kosovës, i bëri gjatë ditës së sotme në fushatën elektorale që mbajti në Komunën e Klinës, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, transmeton Klan Kosova.
”Në mandatin e ardhshëm do të keni ujë të mjaftueshëm ndërsa qyteti do të ndriçohet tërësisht pasi do të investohet në të gjitha hapësirat publike ku do të përfundojë edhe sheshi i Lirisë”.
”Ne kemi ndërtuar objekte shkollore kemi ndërtuar objekte institucionale komunale prandaj më 22 tetor do të votohet PDK-ja që të vazhdohet e mira”, ka përfunduar Bashota, i cili kandidon për postin e kryetarit të Komunës së Klinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...