Deputeta boshnjake, Duda Balje tha se do të votojë kundër Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Ajo tha se nuk ka pasur “asnjë takim” me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Qëndrimin e kemi të njëjtë”, tha ajo.
Balje përmendi mosmarrëveshje dhe “mosmirëkuptim” me LVV-në, si arsye për këtë.
Balje tha se është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por tha se s’ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet kësaj partie në grup parlamentar.
“Po, ne jemi takuar me z. Ramush Haradinaj, por ende nuk kemi vendosur t’i bashkëngjitemi në grupin parlamentar. Jo ofertë nuk kemi, por nuk kemi vendos ende”, tha ajo.
Për kryetarin e Kuvendit, ajo tha se “duhet të gjendet një kompromis”.
“Qysh vendos shumica brenda Kuvendit, edhe ne kemi me vendos ashtu”, tha ajo.
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...
Albulena Haxhiu voton: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fo...
Voton Ardian Gjini: Kosova ju përket vetëm juve dhe ju duhet...
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigu...
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...