Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë në detyrë për protestën e sotme të bizneseve dhe situatën e ngërçit politik, pas dështimit për herë të 23-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Po punojmë 3 minuta dhe kemi pauzë 48 orë dhe kjo është përgjegjësi e partisë së parë, që ka dal e para në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Bajrami.
“Derisa Kurti nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për koston prej 800 euro transportin e 1 MgW të energjisë elektrike që e bën kompania e Vuckanovicit, për të cilën ai kur ishte në opozitë na edukonte neve. Sot Kurti protestën e Komunitetit të Bizneseve e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe në kohë dhe vende të ndryshme në Kosovë”, ka thënë Bajrami.
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...