Përballje e ashpër po zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar të Mitrovicës, atij të AKR-së, Agim Bahtiri dhe Valdete Idrizit nga PDK.
Kandidati i AKR-së ka “shpërthyer” në momentin kur Valdete Idrizi i ka thënë se ka gënjyer sa i përket mos zhfrytëzimit të kartelës dhe marrjes së mëditjeve.
“Me 6 tetor të këtij viti keni thënë se asnjë cent nuk e keni shfrytëzua prej kartelës, ndërkaq ke harxhuar 375.18 euro natë prej kartelës tuaj. Ke thënë që nuk merr asnjëherë mëditje, ja ku e keni mëditjen”, ka thënë Idrizi.
Ndërkaq Bahtiri i është kundërpërgjigjur “ti je ajo e cila po i mashtron qytetarët”.
“Këto janë shpifje dhe gënjeshtra të kulluara, ti nuk e din çka po flet, mundem me të padit për këto shpifje”, i ka thënë Bahtiri.
Ai tutje i ka thënë Idrizit se nuk ka lidhje me krye.
Vërshimet, dhurohen 500 mijë euro për vetëm tri orë
Komuna e Mitrovicës ndan 500 mijë euro për vërshimet
Peci tregon pse s’e ka shkarkuar këshilltarin e dënuar për v...
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...