Një person ka raportuar në polici se djali i tij i mitur është rrahur nga disa nxënës të një shkolle në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin, dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 18.11.2024, 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 18.11.2024, 12:50. Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...