
â
Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj ka thënë se në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor janë testuar punëtoret në një çerdhe.
“Për fat të keq 19 punëtorë të çerdheve kanë dalë të infektuara, ndërsa 25 tjera janë në pritje të rezultateve”, ka deklaruar Avdimetaj.
Ai tha se të infektuarit nuk janë vetëm edukatore, por përfshijnë edhe kuzhinieret dhe stafin tjetër mbështetës.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës thotë se çerdhet kanë qenë të mbyllura prej një muaji e gjysmë kur edhe është ndërprerë mësimi në gjithë Kosovën.
Avdimetaj thotë se në bazë të informacioneve që kanë të gjitha të infektuarat janë pa simptoma.
Ai ka thënë se Peja ka bërë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në bazë të udhëzimeve të institucioneve qendrore.
“Nuk do të lejojmë të rrezikohen fëmijët e as prindërit”.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës thotë se edhe në këtë komunë janë bërë përgatitjet edhe për mbajtjen e testit të maturës./gazetamk/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116