Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ende nuk ka treguar nëse do të sigurojë 61 votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re nesër.
Pas pjesëmarrjes në një aktivitet në Prishtinë, Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë çështje thelbësore, duke lënë të paqartë se cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm në procesin e krijimit të ekzekutivit.
Gjithashtu, ai nuk ka dhënë informacion nëse ka pasur kontakte me partitë e tjera politike për të siguruar mbështetjen që i nevojitet për të bërë funksional Qeverinë e ardhshme.
Seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë së re është caktuar të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00, dhe pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar fatin e ekzekutivit të ardhshëm.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa