Grupi “Asnjë cent më shumë” po vazhdon me iniciativa që shprehin pakënaqësinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ky grup ka njoftuar se nesër do të mbajn një konferencë për media ndërsa të njëjtit kanë thirrur protestë për të shtunën.
“Grupi qytetar #AsnjeCentMeShume ju fton të merrni pjesë në konferencën për media që do të mbahet të premten, më 18 prill 2025, në ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës)”, thuhet në njoftim.
Konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.
“Në këtë konferencë do të paraqiten kërkesat tona të qarta: shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit dhe garantimi i transparencës në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve. Po ashtu, gjatë konferencës do të paraqiten detajet e protestës së madhe qytetare që do të mbahet të shtunën më 20 prill në Prishtinë. Kjo protestë do të jetë një vazhdim i qëndrueshëm i rezistencës kundër padrejtësisë sociale dhe ekonomike që po i bëhet qytetarëve përmes vendimeve arbitrare”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë d...
Irani kërcënon Francën dhe Britaninë e Madhe: Nëse dërgoni a...
Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të a...
61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së
Musliu i reagon Osmanit: U desh t’iu shkundet karrigia për t...
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më