Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2025. Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,1% në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024, kurse inflacioni mujor ishte 0,6% në muajin tetor 2025.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,1% në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024. Inflacioni mujor ishte 0,6% në muajin tetor 2025”, njofton ASK.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,1 % në muajin Tetor 2025 krahasuar me muajin Tetor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (23,7%), biletat e fluturimeve (21,0%), energjia elektrike (20,3%), pemët (15,3%), kafja, çaji dhe kakao (13,1%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (12,4%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (12,4%), mishi (12,3%), shërbimet hoteliere (9,0%), shërbimet ambulantore (8,9%), pajisjet terapeutike (8,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8,0%), qumështi, djathi dhe vezët (7,5%),vajrat dhe yndyrat (6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,7%), duhani (5,6%), buka dhe drithërat (5,3%),prodhimet ushqimore (5,2%),veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,9%), pijet alkoolike (4,7%),kujdesi personal (4,6%),sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (4,5%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,8%), arsimi i paklasifikuar sipas nivelit (3,8%),furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%),gazetat, librat dhe materialet për zyra (3,5%), gjërat personale (3,3%),perimet (3,3%),uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3,2%), veshje (2,4%), pajisje shtëpiake (1,8%) dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me një ndikim të vogël në IHÇK me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5,3 për qind në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-2,6%) dhe blerja e automjeteve (-1,2%) për qind në IHÇK-it me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2) për qind në IHÇK-it.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,6 % në muajin Tetor 2025 krahasuar me muajin Shtator 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8,4%), energjia elektrike (3,3%), perimet (2,2%), duhani (2,2%), buka dhe drithërat (1,2%), shërbimet hoteliere (0,9%), mishi (0,7%) dhe karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,7 për qind në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (-6,8%) dhe pemët (-3,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1) për qind në IHÇK-it./rtk
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...