Ish kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, sot do të organizojë Konferencë Shkencore me temë “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-99)”.
Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa, ka thënë se në këtë koferencë do të filloj sot në ora 10:00 dhe do të prezantohen 21 kumtesa nga studiues vendorë si dhe nga ata ndërkombëtarë.
“Konferenca do të fillojë me Videon: Masakrat serbe në Kosovë 1998-1999 në kujtesën e të mbijetuarve (e përgatitur nga Radiotelevizioni i Kosovës, përzgjedhur në bashkëpunim me ASHAK), ndërkaq, në përmbledhjen e punimeve do të përfshihen edhe mbi njëzetë rrëfime të përjetuarve nga masakrat e Serbisë”, është shprehur Mustafa.
Mustafa tha se në kumtesa dhe rrëfime të dokumentuara do të dëshmohet e vërteta shkencore dhe historike mbi gjenocidin, masakrat dhe dhunën e Serbisë, me objektiv, sipas tij, që kryerësit e krimeve të japin përgjegjësi./Arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...