Një person është arrestuar pasi dyshohet që nga pakujdesia ka djegur 10 hektarë grurë në Pejë.
Në vendngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe njësitet policore që kanë ndaluar përhapjen e mëtutjeshme të zjarrit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se nga pakujdesia ka kryer veprën e lartcekur, ku janë djegur 10 hektarë grurë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore të cilat kanë penguar e ndaluar përhapjen e mëtutjeshme të zjarrit. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë