Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë, të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur armë, municion dhe një sasi e konsiderueshme e stolive që dyshohet të jenë ari.
Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë rreth orës 21:00 në lagjen Veternik në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën e markës “Mercedes”, me targë vendore dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një revole të tipit “SigSauer” e kalibrit 9mm, 55 copë fishek të kalibrit 9mm, tre karikator si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive që dyshohet të jenë ari.
Për rastin është arrestuar i dyshuari me inicialet V.K., mashkull 38-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarët doganor për të trajtuar rrethanat që ndërlidhen me stolitë e dyshuara si të kontrabanduara. /arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...