Një person është arrestuar në Prishtinë gjatë një kontrolli rutinë nga njësitë policore të Stacionit të Veriut, pasi iu gjetën substanca të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderueshme parash dhe një thikë.
I dyshuari, M.S., 28 vjeçar, pas verifikimit ka rezultuar se ishte edhe në kërkim policor.
“Gjatë kontrollit të kryer, janë sekuestruar një sasi e substancave të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderueshme e parave dhe një thikë”, njoftoi Policia.
Ndaj tij, me vendim të prokurorit të shtetit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar për veprat penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...