Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 19:00, në rrugën “Haxhi Zeka”, ku gjatë një kontrolli në një lokal dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe armë.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur 1.9 gramë substancë të dyshuar narkotike, armë automatike AK-47 me një fishek, pajisje për kultivimin e bimëve narkotike, dy aparate për lojëra të fatit, si dhe 1,480 euro para të gatshme.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë /07.05.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë automatike AK47 me një fishek, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu janë sekuestruar edhe 2 aparate për lojëra të fatit dhe 1480 euro para të gatshme. I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...