Në rajonin e Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar, i dyshuar për disa vepra penale.
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Njoftimi i plotë:
Me datën 26.08.2024 si rezultat i angazhimit të përbashkët të njësitit të hetimeve të stacionit Policor në Gjilan me njësite të tjera relevante policore dhe veprimeve operative – hetimore, është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari F.I. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Po ashtu gjatë arrestimit tek i dyshuari pasi që i është bërë kontrolli i tij janë gjetur dhe sekuestruar 1.16 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gram substancë narkotike e llojit heroinë të cilat do të përdore si prova materiale në gjykatë.
I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë