Një person, i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, është arrestuar nga Policia në Skënderaj.
Sipas njoftimit, ai u has dje pasdite në një automjet me targa të Bosnjë e Hercegovinës.
Policia tha se ai e kishte ndxërruar mbiemrin, por më pas u verifikua se bëhej fjalë për personin e njëjtë.
“Policia në Skenderaj arreston një person të kërkuar me disa urdhëresa aktive të gjykatës. Më datë 10.01.2026, rreth orës 18:00, policia në Skenderaj ka ndaluar një automjet me targa të Bosnjë e Hercegovinës. Gjatë verifikimit, është konstatuar se personi i ndaluar kishte ndërruar mbiemrin, mirëpo pas verifikimeve të hollësishme është vërtetuar se i njëjti ishte person i kërkuar me tri urdhëresa aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe dy letërreshtime nga Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim.
“Personi ishte në kërkim për veprat penale: Dëmtim apo asgjësim i pasurisë, trafikim me njerëz dhe falsifikim i dokumentit. Në bazë të urdhëresave të gjykatës, personi ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 8 muaj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, njoftoi Policia.
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...
Trafik i rënduar drejt Prishtinës, kolona të gjata te “...
Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja p...
Ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve dhe monitorimin e rrëshqi...
O’Showen Williams është goditja e radhës e GO+ Pejës
Rezultati i PDK-së në zgjedhje, Hoxhaj: Duhet të përballemi ...