Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe fyer rëndë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook.
Sipas burimeve të mediumit Arbresh.info brenda Policisë, i dyshuari është identifikuar si Korab Bajgora, i cili u lokalizua dhe u arrestua disa orë pas publikimit të videos.
Në raportin 24-orësh, Policia njofton se i dyshuari kishte publikuar një video-incizim me përmbajtje fyese dhe kërcënuese ndaj familjes Haradinaj.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri.
“Sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.
Video: Momenti kur i dyshuari publikon kërcënime dhe fyerje ndaj Ramush Haradinajt./Arbresh.info
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur