Është arrestuar në Belgjikë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit me prejardhje nga Kosova, Besar Nimani.
Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e përbashkët të policisë dhe prokurorisë së Bielefeldit.
Sipas njoftimit, të hënën rreth orës 14:00 autoritetet belge dhe gjermane kanë zhvilluar një aksion të përbashkët në Bruksel të Belgjikës dhe kanë arrestuar Huseyin Akkurt.
Akkurt dhe i dyshuari i dytë, Ayman Dawoud Kirit, ishin shpallur në kërkim me anë të një urdhërarresti nga policia e Bielefeldit
Kujtojmë se boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra në Bielefeld më 9 mars të këtij viti./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...