Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” ndaj katër personave në vitin 2022.
Sipas policisë, i dyshuari është 20 vjeçar, shkruan Arbresh.info.
“Me 08.05.2025 rreth orës 15:00 Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Viti, ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës Themelore, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin M. A. (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar). I njëjti me datë 25.11.2022 dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” ndaj katër viktimave meshkuj kosovar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
“Lënda me të gjitha shkresat do të procedohet në Prokurorin Themelore në Gjilan për procedurat e mëtutjeshme.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...