Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimet se ka shkaktuar aksident me fatalitet ku mbeti i vdekur një person.
Sipas policisë i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke u ndeshur-përplasur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima i cili pastaj ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal.
“Si pasojë, viktima për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
LEXO EDHE:
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump