Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Deçan, ku mbetën të plagosur tre persona.
Në njoftimin e policisë thuhet se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës ndërsa tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё”, thuhet në njoftim.
“Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjёs, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) armё pistoletё Zoraki 9mm
Njё (1) karikator i sё njёjtёs armё
Nёntё (9) fishekё kal:9mm
Tri (3) gёzhoja
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

LEXO EDHE:
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë