Janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, të dyshuarit janë identifikuar falë veprimeve intensive operative dhe hetimore të zhvilluara nga njësitet përkatëse të stacionit “Jugu”. Si rezultat i këtyre veprimeve, ata janë ndaluar dhe më pas arrestuar.
Të arrestuarit janë A.B., 21 vjeç, dhe A.M., 26 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët./Arbresh.info
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë