Janë arrestuar dy persona nga Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren.
Ata janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.
Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.
Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:
• Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.
Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:
• Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro
• Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),
• Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe
• Katër telefona mobil.
Totali i parave të sekuestruara është:
• 1704 euro monedha metalike (nga dy euro).
Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.


Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë
Dëshmitari nga stafi i ZPS-së: S’kam njohuri për çështjen në...
Bllokimi i ngushticës së Hormuzit nga ushtria iraniane rrezi...