10 persona janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet për organizimin e skemave piramidale, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate APEX, para të gatshme 5645 euro, 250 franga zvicerane, 140 dollar, 90 pound, çipa të pokerit dhe një revole, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë / 22.03.2025 – 03:00. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate APEX, para të gatshme 5645 €, 250 franga Zvicerane, 140 $, 90 pound, çipa të pokerit, dhe po ashtu në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur e konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër