y persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Obiliq, nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda.
Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve në stacionin policor të Obiliqit, pas një pune hetimore dhe operative, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit: H.M. (38 vjeç) dhe A.B. (23 vjeç), të dy shtetas të Kosovës.
Dyshohet se ata janë të përfshirë në të paktën dy raste të vjedhjeve të raportuara javën e kaluar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga autoritetet kompetente./Arbresh.info
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...