Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur arrestimin e shtatë serbëve në Graçanicë, të dyshuar për ndikimin në vullnetin e lirë të votuesve.
Me këtë rast, Sveçla u zotua se, institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik.
“Akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vendin tonë” shkroi ai.
Ndryshe, shtatë persona janë ndaluar për cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë.
Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi./Arbresh.info/
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...