I nominuari nga Presidenti Donald Trump si Ambasador i ShBA-ve për Shqipërinë, Eric Wendt, do të ketë nesër një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Senatit.
Kujtojmë që më 13 prill Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi emërimin e ish-gjeneralit amerikan në NATO, Eric Wendt, si ambasador të ri të ShBA-së në Shqipëri.
Wendt ka një karrierë të gjatë mbi tri dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim.
Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. /A2CNN
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...