Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, njofton opinionin publik se duke vepruar sipas detyrës zyrtare dhe pas raportimeve në media lidhur me deklarimet e Ministrit z. Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë (5) persona, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë rast, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues ligjor në Republikën e Kosovës./Arbresh.info
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...