Arian Tahiri është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kështu ka bërë të ditur kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza i cili i ofroi mbështetjen e tij Tahirit.
“Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës! Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha!”, ka shkruar ai.
Hamza tha se Tahiri është doktor shkence dhe e do shumë Mitrovicën.
“Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton. Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton. Që nga dita e parë kur jemi takuar, gjithnjë e ka pasur besimin dhe mbështetjen time të parezervë. Të tillë do ta ketë edhe tash kur ai po nis një rrugëtim të ri, që jam i sigurt se do të na bëjë të gjithëve krenarë!”, shkroi tutje ai.
“Unë e mbështes me gjithë zemër. Mbështetne edhe ju! Besoni në Arian Tahirin! Ecim përpara së bashku!”,, u shpreh Hamza./Arbresh.info/
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...
Haxhiu priti ambasadorin britanik, në fokus zgjedhjet dhe st...
Gjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ram...
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për në...
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...