Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike në vend kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i komunës së Gjakovë, Ardian Gjini nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.
AAK’ja në zgjedhjet e fundit politike të 6 tetorit 2019 doli forcë e katërt politike, e nisi si opozitë dhe përfundoi në qeveri. Sipas kryetari të Gjakovës kjo ndodhi nga situata në të cilën ndodhej vendi.
“Po mendoj se mënyra si ka rrjedhur qeverisja e LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje të z. Kurti ka qenë e vendosur që do të prishej si koalicion dhe qeveri”, thotë kryetari i Gjakovës.
“Tani edhe njerëzit edhe partitë mësojnë, por unë ende vazhdoj të besoj që ka pasur paaftësi në qeverisje, janë marrë vendime të thjeshta”, shprehet ai.
Gjini u ndal dhe te negociatat mes Serbisë dhe Kosovës dhe ndau për “Balkan Talks” mendimin e tij për këto negociata.
“Zgjedhja më e shpejtë dhe e mirë mes Kosovës dhe Serbisë është te rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Amerikës”, shprehet Gjini./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...