Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara me 29.11.2016, ankesat e mbrojtësve të te akuzuarve B.L.,G.H.,M.H.,E.L. dhe F.M. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 18.07.2016, është vërtetuar.
Sipas këtij aktgjykimi katër nga të akuzuarit janë gjetur fajtor se bashkërisht kanë kryer veprën penale: Përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër endit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndërsa njëri nga ta për: Ndihmë për kryerjen e veprës penale të terrorizimit.
Po ashtu dy nga pjesëtarët e këtij grupi, janë shpallur fajtor edhe për veprën penale: Mbajtje në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armeve.
I akuzuari B.L. është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burim.
Gjykata e Apelit konstatoi se pretendimet e avokatëve mbrojtës për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, nuk qëndrojnë, dhe si të tilla janë të pa bazuara.
Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se gjykata themelore e ka aplikuar drejtë ligjin penal, dhe se të akuzuarve u ka shqiptuar dënime të cilat janë në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarve./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...