Policia e Kosovës, respektivisht njësitet e policisë kufitare nga DRPK “Perëndimi” në Gjakovë, gjatë implementimit të një plani operativ, pas një pune operative dhe hetimore, me datën 04.09.2024, në një zonë të thellë malore në komunën e Gjakovës, e kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.
Lidhur me operacionin policor njësitet e specializuara kufitare, së bashku edhe me Njësinë e Antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur një parcelë, në të cilën kishin qenë të mbjella rreth 100 bimë të dyshuara narkotike (të llojit kanabis sativa) me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra.
Në vendngjarje nga njësitë përkatëse policore janë marrë prova materiale si: mostra të bimëve narkotike dhe prova të tjera, ku pas mbledhjes së provave është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.
Meqenëse zona ndodhet afër kufirit është komunikuar edhe Policia Kufitare dhe e rendit të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me ta është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.
Lidhur me rastin është komunikuar Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe është hapur rasti i cili i nënshtrohet procedurave përkatëse hetimore.

“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...