Në konferencën ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023” po merr pjesë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde.
Rohde ka thënë se e mbështet FSK-së teksa ka theksuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me ushtritë e tjera, raporton Arbresh.info.
“Mbështesim të gjithë procesin e FSK-së. Edhe më tej do ta vazhdojmë bashkëpunimin nëpërmjet ushtrive me FSK-në. Do të jetë qendra e kërkim shpëtimit dhe do t’i bashkëngjitëm folësve të mëparshëm se Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO”, ka thënë ambasadori në fjalën e tij të rastit.
Në konferencë po merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjenerallejtënant, Bekim Jashari, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Honevier, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Maqenonci: Përkushtimi i FKS-së është duke u rritur çdo ditë
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...