Ka nisur konferenca vjetore ndërkombëtare e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës me titull “FSK dhe partnerët 2023”.
Pjesëmarrës në konferencë është edhe gjenerallejtënant, Bekim Jashari i cili në fjalën e tij të rastit ka thënë se qëllimi kryesor i FSK-së është anëtarësimi në NATO, raporton Arbresh.info.
“FSK është e gatshme si forcë të i kryej detyrat e saj. Prandaj mbështetja e juaj mbetet kyçe në këtë fazë dhe për qëllimin tonë kryesor për anëtarësim në NATO. Së bashku jemi më të fortë”, ka thënë Jashari.
Në konferencë po merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Honevier, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...