Ambasadori suedez në Kosovë Jonas Vesterlund ka vizituar sot disa vendvotime në Leposaviq dhe i pyetur nga Kosova Online se çfarë mendon për votimin në kontejnerë, ai ka thënë se “është e rëndësishme të marrësh pjesë në të gjitha zgjedhjet demokratike dhe se me keqardhje vëren mos- pjesëmarrja e Listës Serbe”.
Ambasadori po ashtu ka theksuar se do të dëshironte që situata në veri të Kosovës të ishte ndryshe.
“Kjo është hera e parë që Lista Serbe i bojkoton zgjedhjet. Pastaj mund të ketë zgjedhje kudo, me shumë mundësi në shkolla si më parë. Lista Serbe ka marrë pjesë tetë herë në zgjedhje. Kjo është hera e parë që nuk kanë marrë pjesë Për fat të keq, por sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky është vendim i presidentit”, tha Westerlund.
I pyetur se si votat e vetëm tre personave në një qendër votimi do të njihen si zgjedhje të suksesshme, ambasadori suedez tha se është ende herët për të folur për këtë dhe se “konkluzionet do të bëhen nesër”.
“Por tani mendoj se është e rëndësishme të marrim pjesë në zgjedhje. Sigurisht që ne e kuptojmë se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë dakord në shkurt dhe mars në Marrëveshjen e Ohrit. Pjesë e kësaj është edhe obligimi i Prishtinës për të formuar ZSO. Edhe kjo është e rëndësishme, por është e rëndësishme edhe pjesëmarrja në zgjedhje”, tha ambasadori, i cili sot do të vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potokun.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...