Ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, u shpreh në A2 se ka shumë marrëveshje ekzistuese, por më shumë nevojë për nisma konkrete dhe zbatim në praktikë mes dy vendeve.
“Kemi nevojë të jemi shumë afër me njëri tjetrin, të jemi një. Përpjekjet janë në vazhdimësi. Janë nënshkruar disa marrëveshje, por ka pasur edhe neglizhenca. Të mos kemi barriera me njëri-tjetrin”, tha Hasani.
Ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë u shpreh se punën e kam nisur me tërmetin e nëntorit dhe kjo ka qenë një sfidë, por ai thekson se tërmeti krijoi edhe mundësinë e bashkimit. “Shqiptarët në Kosovë i hapën dyert e tyre për të prekurit nga tërmeti. Ne jemi shqiptarë dhe kemi një gjuhë, një traditë. Tani, politika duhet të na afrojë dhe duhet të heqë pengesat”, u shpreh Nait Hasani.
Teksa u pyet për Mini Shengenin, ai tha se ne kemi nevojë që brenda shqiptarëve të ketë lehtësira.
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...